Në moshën 76-vjeçare, ka ndërruar jetë Martin Peters.
Legjenda e West Hamit dhe e Anglisë që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1966 ka ndërruar jetë sot (21 dhjetor).
Tre Luanët në atë kohë kishin fituar ndaj Gjermanisë me rezultat 4-2, për ta fituar kështu trofeun më të madh për një kombëtare.
Mesfushori në atë kohë kishte bërë bujë mjaftë të madhe, pasi për 350 mijë euro kishte kaluar nga ‘Çekanët’ te Tottenham Hotspuri.
Në një njoftim nga West Hami bëhet e ditur se Peters ka ndërruar jetë në ora 3:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale. /Telegrafi/
A statement from the family of Martin Peters.https://t.co/3w3XBOT93h
— West Ham United (@WestHam) December 21, 2019