Site icon Telegrafi

Ndërron jetë ikona e “Dolce Vita”, Anita Ekberg

Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje dhe ishte shtruar në një klinikë private, ku kaloi edhe momentet e fundit të jetës së saj.

Anita u bë e famshme në të gjithë botën për interpretimin e saj në filmin “Jetë e ëmbël” një film nga viti 1960 i Federico Fellini.

Ekberg nuk është martuar kurrë dhe vitet e fundit i kaloi në kushte ekonomike shumë të vështira.

Në vitin 2011 fondacioni Fellini i Riminit bëri një kërkesë për mbështetje financiare për artisten, pasi ajo u shtrua në spital. /BW/

Exit mobile version