Telegrafi

Ndërron jetë Harry Reid, ish-lideri i Demokratëve në Senatin amerikan humb betejën katërvjeçare ndaj kancerit në pankreas

Harry Reid, ish-lideri i Demokratëve në Senatin amerikan dhe njëherit anëtarë i Kongresit nga Nevada me karrierën më të bujshme, ka ndërruar jetën në moshën 83-vjeçare, ka bërë të ditur gruaja e tij Landra Reid.

“Ka vdekur të martën, i rrethuar nga miqtë në shtëpi në periferi të Henderson, pas një beteje të ashpër katërvjeçare me kancerin në pankreas”, ka shkruar Landra Reid, transmeton Telegrafi.

Ish-boksieri që u bë avokat, ish-lider i shumicës në Senat nga viti 2007 e deri më 2015, ishte një figurë e shquar politike deri në fund të mandatit të George Bush dhe gjatë dy mandateve të Barack Obamës.

Reid u pensionua në vitin 2016, pasi që humbi të pamurit në njërin sy, kurse në maj të vitit 2018 u zbuluar se ka kancer në pankreas.

Dy javë më parë, aeroporti ndërkombëtare në Las Vegas ka marrë emrin e tij, kurse nga viti 1948 ishte quajtur Mecaran, sipas ish-senatorit amerikan nga Nevada, Pete Mecaran. /Telegrafi/