Site icon Telegrafi

Ndërron jetë gruaja italiane së cilës, në pamundësi për ta takuar, burri i këndoi një serenadë nga oborri i spitalit

Gruaja e cila mori një serenatë nga bashkëshorti i saj 81 vjeç nëpërmjet dritares së spitalit, ka ndërruar jetë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në fillim të këtij muaji, Stefano Bozzini, i cili nuk ishte në gjendje të vizitonte gruan e tij Carla, për shkak të kufizimeve ndaj COVID-19, preku zemrat e shumë njerëzve pasi u filmua duke ia kënduar një këngë bashkëshortes së tij në oborrin e spitalit.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në qytetin Castel San Giovanni në provincën Piacenza në Itali.

Bozzini e konfirmoi lajmin që gruaja e tij kishte ndërruar jetë derisa çifti ishte i martuar për 47 vite.

Carla 74-vjeçare, i kaloi 10 ditë në spital, pasi iu nënshtrua testeve për kancer dhe u lirua një ditë pas gjestit romantik të burrit të saj.

Spitali ku kishte qëndruar ajo nuk trajton pacientë me coronavirus, mirëpo vizitorët janë të ndaluar për shkak të transmetimit të mundshëm të infeksionit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version