Site icon Telegrafi

Ndërron jetë gjyshja e Miley Cyrus, këngëtarja me dedikim emocionues

Miley Cyrus dhe gjyshja e ndjerë (Foto: PageSix)

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se gjyshja e saj, Loretta Finley ka ndërruar jetë.

Ndonëse ende nuk është bërë e ditur shkaku kryesor i vdekjes së saj, por thuhet se ka qenë në mënyrë të natyrshme, shkruan Daily Star.

Në mesin e mesazheve emocionuese, Miley ka treguar se sa shumë do t’i mungojë gjatë gjithë jetës.

“Edhe pse ti ke shkuar, asgjë nuk ka ndryshuar. Ti do të jesh gjithmonë inspirimi dhe ‘fashion ikon’. Edhe më shumë që je modeli i një drite në një botë të zymtë. Ti je drita ime”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja më pas vazhdoi: “Çdo mëngjes që zgjohem kur shikoj në qiell, e shoh fytyrën tënde. Dhe më pas falënderoj që kam pasur një gjyshe kaq të mirë. Do të më mungosh për tërë jetë”.

Minuta më pas, Miley ka ndarë edhe një video në të cilën shihet duke kaluar në tapetin e kuq së bashku me gjyshen e saj.

Nuk dihet në dyshim se ajo ka pasur marrëdhënia të ngushta me të, pasi në vitin 2013 ajo bëri një tatuazh kushtuar saj. /Telegrafi/

Exit mobile version