Ditën e sotme (e enjte) ka ndërruar jetë gjyshi i reperit Ledri Vula, Fahri Buçinca.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti nëpërmjet një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi pranë gjyshit, ku mes tjerash i ka bërë edhe një dedikim prekës.
“Kurrë më në prehrin tënd gjysh”, ka thënë ai.
Një postim për të babanë e ka bërë edhe nëna e Ledrit, prezantuesja Xheraldina Vula.
“Baba im i mirë, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi. Për miqtë dhe ata që e kanë njohur: Varrimi do të bëhet nesër në rrethin e familjes së ngushtë. Të pame nuk ka. Ngushëllimet i pranojmë me mesazhe dhe telefonata”, ka shkruar Xheraldina Vula.
Buçinca, veterani i arsimit nga Vushtrria, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare. /Telegrafi/