Në orët e vona të së mërkurës ka ndërruar jetë gazetari kosovar, Naim Haxhosaj.
I ndjeri kishte punuar për disa vite si gazetar, në disa media në Kosovë.
Haxhosaj ishte nga Deçani, ndërsa lajmi për vdekjen e tij është kumtuar nga miqtë e tij në “Facebook”.
Ndryshe, për të ndjerin do të mbahet mbledhje komemorative në ora 14.00, në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.