Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Frank G. Wisner II, një diplomat veteran amerikan, ka ndërruar jetë të hënën në shtëpinë e tij në Mill Neck, N.Y., në Long Island.

Ai ishte 86 vjeç.

Djali i tij, David, tha se shkaku ishin ndërlikimet e kancerit të mushkërive, përcjell Telegrafi.

Gjatë dekadave si anëtar i elitës së politikës, Wisner drejtoi ambasadat në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi.

Ai mbajti poste të larta si nën administratën republikane ashtu edhe atë demokratike dhe ishte i lidhur me iniciativat që sollën ndryshime në rajone të ndryshme si Afrika e Jugut dhe Ballkani.

Administrata e Xhorxh W. Bush kërkoi ndihmën e Wisnerit për të negociuar statusin e Kosovës si shtet sovran, një përpjekje që rezultoi e suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version