Telegrafi

Pësoi aksident gjatë kalërimit, ndërron jetë finalistja e “Miss Universe Australia”

Sipas raportimeve, një finaliste e Miss Universe ka vdekur në moshën 23-vjeçare pas një aksidenti në kalërim.

Modelja australiane e fitnesit Sienna Weir nga Sydney u mbajt me aparatura për disa javë përpara se ato të fikeshin përfundimisht të enjten (4 maj).

Mësohet se Sienna vdiq pas një aksidenti me kalë sipas, News.au, shkruan The Sun

Foto: The Sun

Por, detajet e vdekjes së saj tragjike nuk janë bërë të ditura.

Homazhet nga miqtë dhe familja vërshuan në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre shprehën ngushëllimet e tyre në postimin e saj të fundit në Instagram.

Agjencia e saj e modelimit, Scoop Management, ndau disa foto të modeles, duke thënë se ajo “do të mbahet mend gjithmonë”.

Foto: Instagram

Ylli në rritje ishte në mesin e 27 finalistëve në konkursin Australian Miss Universe 2022.

Ajo ndau përvojën e saj gjatë një interviste me revistën Gold Coast vitin e kaluar dhe zbuloi se kishte kalëruar që në moshë të re.

Foto: Instagram

“Familja ime nuk është shumë e sigurt se nga erdhi ky pasion, por unë kam hipur në kalë që kur isha tre vjeç dhe nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të”, kishte deklaruar modelja.

Modelja kishte një diplomë në letërsi dhe psikologji angleze nga Universiteti i Sydneyt.

Foto: Instagram

Gjithashtu u zbulua se Sienna kishte plane të transferohej në Londër për të qenë me familjen e saj dhe për të çuar më tej karrierën e saj. /Telegrafi/