Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ka humbur jetën në Letoni, pasi që u plagos pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.
Lajmin e ka bërë të ditur, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një shkrimi në rrjetim social Facebook.
“Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë”, ka shkruar Xhaçka.
Ndërkaq, lajmi vjen në një ditë zie për Shqipërinë kur u përcoll për në banesën e fundit nëntetarja Zarife Hasanaj.
Pak jave me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap.
Foto me kupën e mbajtur nga major Tanushi i përket asaj dite./Telegrafi/