Telegrafi

Ndërron jetë edhe një i lënduar nga aksidenti në Llaskarcë, numri shkon në 15 viktima

Sot në mëngjes humbi jetën edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin fatal që ndodhi në rrugën Shkup Tetovë, me çka numri i viktimave shkon në 15.

Siç njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për burrë më i moshuar i cili me lëndime të rënda është mbajtur për mjekim në Klinikën për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv.

Me këtë, numri i viktimave shkon në 15 ndërkaq të lënduarit tjerë vazhdojnë të mjekohen në spitalet e vendit./Telegrafi/