Telegrafi

Ndërron jetë doktori Nijazi Ahmeti pas infektimit me coronavirus

Ka ndërruar jetë doktori Nijazi Ahmeti pas infektimit me coronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Ndahet nga jeta në moshën 55 vjeçare Dr. Nijazi Ahmeti, ai ka qenë specialist i dermatovenerologjisë, mjek që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu qytetarëve për shumë vite”, thuhet në njoftim.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Telegrafi/