Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në faqen zyrtare, ka njoftuar se ka ndërruar jetë doajeni i Farmacisë, magjistër Amir Agani
“Në këto momente të vështira për familjen dhe komunitetin farmaceutik, Oda e Farmacistëve të Kosovës duke vlerësuar lartë kontributin e tij në sektorin farmaceutik, në emër të të gjithë kolegëve Farmacist shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmeve, miqve dhe gjithë kolegëve të z. Agani”, shkruhej në njoftimin zyrtar.
Sipas postimit të OFK-së, “puna e Agani do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për ndërtimin e gjeneratave të reja të farmacistëve”.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!