Telegrafi

Ndërron jetë David Prowse, aktori i serialit “Star Wars”

(Foto: Variety)

Aktori britanik, David Prowse, i cili luajti në “Star Wars” ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur kompania e tij e menaxhimit, ndërsa aktori përballej me një sëmundje, shkruan CNN.

“Me shumë keqardhje për ne dhe miliona fansa në të gjithë boton, njoftojmë se Dave Prowse ka ndërruar në jetë në moshën 85 vjeçare”, thuhej në njoftim.

(Foto: CNN)

Prowse veshi kostumin e zi për të luajtur Darth Vader, por ishte aktori James Earl Jones ai që siguroi zërin e personazhit.

Theksi anglisht i Prowse në West Country mendohej se ishte i papërshtatshëm për pjesën.

(Foto: CNN)

Ai vazhdoi të luante Darth Vader në të tre filmat origjinalë “Star Wars”, në 1977, 1980 dhe 1983. /Telegrafi/