Burri më i vjetër në botë ka ndërruar jetë, vetëm një muaj pasi festoi ditëlindjen e 113-të.
Francisko Nunjez Olivera ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në vendlindje Bjenvenida në Spanjë, ku edhe do të varroset, transmeton Telegrafi.
“Është një humbje për gjithë fshatin dhe botën”, ka deklaruar kryebashkiaku i Njenvenidës duke shtuar: “Gjatë viteve të fundit ka pasur një rol kyç për ne, ai e ka prezantuar fshatin tonë dhe ka kontribuar në atë që bota që mësojë diçka për ne”.
Ky burrë nga Spanja ishte baba i katër fëmijë, 9 nipave dhe 15 mbesave. Një muaj më parë ai kishte festuar 113 vjetorin e lindjes me një tortë dhe gotë me qumësht, si dhe ka hapur letrat e urimit që i kanë arritur nga e mbarë bota.
Francisko ishte shpallur burri më i vjetër në botë, pasi ndërroi jetë Poljak Jizrael Kristal gjatë 11 qershorit.
Gjatë tërë jetës Francisko ka punuar si fermer, kurse deri në moshën 107-vjeçare shëtiste çdo ditë. Pasi mbushi 98 vjet iu rikthye leximit, pasi operacioni në sy pati sukses.
Familjarët e tij thonë se sekreti i jetëgjatësisë së tij qëndron të fakti se çdo ditë pinte nga një gotë verë, hante fruta nga kopshti i tij. /Telegrafi/