Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës paraditen e kësaj të hëne, pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore në ambientet e burgut të Lezhës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se 45-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një bllokimi të frymëmarrjes gjatë ushqyerjes.
Ndaj shtetasit Gëzim Beneshi ishte marrë masa mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’” për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative”.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se, me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20, në IEVP LEZHË, është marrë njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’, për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni (76-22) i Kodit Penal, është konstatuar me bllokim të frymëmarrjes gjatë ushqyerjes.
– Stafi i IEVP LEZHË, pas konstatimit të ngjarjes, ka reaguar menjëherë duke njoftuar mjekun e shërbimit. Sipas informacioneve, i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Ai është transportuar urgjentisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
– Nga Spitali Rajonal i Lezhës kemi marrë njoftim për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi.
– Pas konstatimit të ngjarjes, janë njoftuar familja e tij dhe organet hetimore për hollësitë e rastit.
– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit!