Ka ndërruar jetë Sadije Agani, bashkëshortja e veprimtarit të shquar dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Agani.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Mentor Agani, djali i Fehmi dhe Sadije Aganit.
“Lajmeroj te gjithe miqte qe sot ne oret e hershme te mengjesit vdiq nena ime Sadije Agani. Varrimi behet sot (18.07.2018) ne 17:00, ne varrezat e qytetit ne Prishtine”(sic) ka shkruar Mentori.
Ndërkohë në drejtim të familjes Agani është dërguar një telegram ngushëllimi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“E nderuar Familje Agani,
Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Sadije, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e familjares suaj.
Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë zonjën Agani si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një veprimtare të dalluar në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e familjes Agani dhe të ish-nënkryetarit njëherësh anëtarit shumëvjeçar të Kryesisë së LDK-së, Fehmi Agani”. /Telegrafi/