Baron Benjamin de Rothschild, bankier dhe president i grupit “Edmond de Rothschild”, ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në moshën 57-vjeçare.
Djali i Edmond Rothschild, burri që deri në vdekje konsiderohet si anëtari më i pasur i familjes së fuqishme të bankierëve, ka ndërruar jetë në Zvicër, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj familje, ai ka ndërruar jetë të premten në shtëpinë e tij. Në krye të kompanisë francezo-zvicerane me seli në Gjenevë, erdhi në vitin 1997 pas vdekjes së babait të tij.
Vlera e kompanisë që menaxhon kjo familje kap shumën e mbi 200 miliardë dollarëve. /Telegrafi/