Site icon Telegrafi

Ndërron jetë ”babai” i Peckos (Foto)

Pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë karikaturisti Darko Markoviq i cili në opinionin e Maqedonisë dhe më gjërë njihet si ”babai” i figurës historike ”Pecko”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Markoviq lindi në Shkup në vitin 1940. Në vitin 1966 diplomon për arkitekturë ndërsa në vitin 1972 specializon për filma të animuar në Zagreb nën mentorim të mbajtësit të titullit oskar Dushan Vukotiq.

Karrierën su karikaturist e nisi në vitin 1960 duke punuar për disa gazeta në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version