Babai i këngëtarit të mirënjohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishit, ka ndërruar jetë ditën e sotme (e mërkurë).
Lajmin e ka bërë të ditur vet Xeni përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare, Facebook.
Me anë të një fotografie të përbashkët, artisti shqiptar tregon se i ka vdekur babai në moshën 82 vjeçare.
“Sot u nda nga ne babai ynë Sokol Jetishi”, ka shkruar ai.
Marrë parasysh situatën me COVID-19, Xeni njofton se pamja do të mbahet me familjen tij të ngushtë tek varrezat.
Të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët që e ngushëlluan krahas postimit që ka shpërndarë. /Telegrafi/