Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, i cili shërbeu në administratën e Barack Obamas, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, pas problemeve kardiologjike që i pati, ka njoftuar sot familja e tij.
Carter, i cili ushtroi funksionin e Sekretarit të Mbrojtjes gjatë dy viteve të mandatit të Obamës, ka ndihmuar në përgatitjen e strategjisë ushtarake që solli shtypjen e ISIS-it në Siri dhe Irak – e deri të rënia e kësaj organizate terroriste, transmeton Telegrafi.
Carter vlerësohet gjithashtu për heqjen e ndalimit të personave transgjinorë që shërbejnë në ushtrinë amerikane.
Që nga largimi nga detyra, Carter drejtoi Qendrën Belfer për Shkencë dhe Çështjet Ndërkombëtare në shkollën Kennedy në Harvard.
Carter kishte marrëdhënie të shkëlqyera me ish-presidentin Barack Obama, i cili luftoi për ndryshimet në sistemin e shëndetësisë. /Telegrafi/