Site icon Telegrafi

Ndërron jetë analisti Andrea Stefani

Analisti dhe gazetari Andrea Stefani, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Stefani kurohej prej kohësh në një spital në Romë.

Prej më shumë së 20 vitesh ai ka punuar si gazetar dhe analist në shumë media.

Njihet për qëndrimet dhe pikëpamjet jokonformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”. /tvklan/

Exit mobile version