Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Allison Shearmur, producentja e “The Hunger Games” e “Star Wars”

(Foto: Getty Images)

Producentja e njohur amerikane, Allison Shearmur, ka ndërruar jetë në moshë 54 vjeçare, nga komplikimet e kancerit të mushkërive.

Karriera e saj hollivudiane ka zgjatur rreth tri dekada, ku ka shërbyer si producente dhe producente ekzekutive në shtëpitë e mëdha filmike, si Universal, Paramount, Walt Disney e Lionsgate.

(Foto: Getty Images)

Pasi u bë producente me kohë të plotë në vitin 2011, ajo ka punuar në filmat e suksesshëm, si “The Hunger Games”, “Cinderella”, ‘Power Rangers” dhe vazhdimin e “Star Wars”, “Rogue One”. Para se të ndërronte jetë, ajo ishte duke prodhuar edhe vazhdimin tjetër të “Star Wars”, “Solo”.

“American Pie” dhe “Jason Bourne” janë të tjerë filma, në të cilët ka punuar producentja e suksesshme.

(Foto: Getty Images)

Te kompania Universal, ajo ndihmoi që filmat “American Pie” të ishin jashtëzakonisht të suksesshëm duke fituar afro një miliard dollarë. Po ashtu ishte producente e filmit “Erin Brockovich”, me të cilin Julia Roberts fitoi çmimin Oscar.

Julia Roberts (Foto: Getty Images)

Te Paramount u angazhua edhe në projektet, si “Zodiac”,”The Curious Case of Benjamin Button” e “Dreamgirls”.

Allison ka lënë pas dy fëmijë nga martesa me kompozitorin muzikor të filmave, Edward Shearmur. /Telegrafi/

Exit mobile version