Ditën e sotme (e martë) është ndarë nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Mimika Luca.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Ai thotë se ndihet i trishtuar për vdekjen e ikonës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që i ka shprehur ngushëllime edhe familjes.
“I trishtuar për ndarjen nga jeta të aktores Mimika Luca, ikonë e Teatrit Kombëtar dhe e kinematografisë shqiptare”, u shpreh ai.
“Ngushëllime familjes”, vazhdoi më tej Veliaj.
Luca ka lindur në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937, gjersa ishte 85-vjeçare.
E ndjera interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit si balerinë nga 1951-1962.
Më 1962, ajo u bë aktore në Teatrin popullor ku ka marrë rreth 30 role të ndryshme.
Mimika mori pjesë edhe në filma artistikë si: “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara”, “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë. /Telegrafi