Telegrafi

Ndërron jetë aktorja e njohur turke, Semra Dinçer

Ditën e sotme (e hënë) bëhet e ditur se ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur turke, Semra Dinçer.

Artistja, e cila luftonte prej vitesh me kancerin në mushkëri, thuhet se ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga Haluk Levent përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Semra Dinçer (Foto: YouTube)

“Ishte nga kanceri në mushkëri. Prej dy vitesh. Ne sapo humbëm aktoren Semra Dinçer. Ngushëllime për familjen dhe më të dashurit e saj”, thuhet në postim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Semra Dinçer

Kush ishte Semra Dinçer?

Semra Dinçer ka lindur në vitin 1965 në Ankara.

Ajo e filloi karrierën e aktrimit në vitin 1980 në Ankara Art House. “Ali”, “Zerk”, “Bana Bir Ask Sarkisi Soyle”, “Filler ve Çimen”, “Beni de Gotur”, “Turkish Pasaport”, “Dongel Kerhanesi” – ishin vetëm disa nga filmat e fundit në të cilët ka luajtur.

Dinçer ka marrë pjesë po ashtu edhe në shumë seriale. Disa nga këto janë si më poshtë: “Vuslat”, “Istanbullu Gelin”, “Emanet, Gorus Gunu Kadinlari”, “Dinle Sevgili”, “Maskeli Balo”, “Kavak Yelleri”, “Kardelen” etj.

Semra Dinçer (Foto: YouTube)

Ajo gjatë vitit 2019 ka qenë në një vizitë edhe në Kosovë, gjersa u shfaq pranë disa aktorëve të njohur. /Telegrafi/