Site icon Telegrafi

Ndërron jetë aktorja amerikane, Arlene Golonka

Arlene Golonka, e njohur më së shumti për portretizimin e Millie Swanson në serinë 1968-1971 “Mayberry RFD”, vdiq të hënën.

Ajo ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Mbesa e saj, Stephanie Morton, tha se kishte vuajtur nga sëmundja Alzheimer dhe se ndërroi jetë në West Hollywood, sipas Variety.

Arlene Golonka (Foto: Getty Images)

Artistja studioi teatër derisa u zhvendos në New York në moshën 19 vjeçare, ku do të vazhdonte me role në shfaqje përfshirë: The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”.

Ajo së pari luajti rolin e saj Millie Hutchins, të dashurës së Sam Jones (Ken Berry), në dy episode të “The Andy Griffith Show” në 1967.

Arlene Golonka (Foto: Getty Images)

Rolet e tjera në film përfshijnë: “Airport 77”, “The Busy Body”, “The In-Laws”, “Love at First Bite” dhe “Hang ‘Em High”.

Sipas Variety, Arlene ka lënë pas motrën, mbesat dhe nipërit. /Telegrafi/

Exit mobile version