Ka ndërruar jetë aktori i njohur, Syl Kuqi.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare në Facebook e Tatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët përmes një postimi u shprehën ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.
Kuqi, ishte aktor rezident në Teatrit Kombëtar për dekada me radhës, ndërsa karriera e tij përfshinte edhe filma artistik.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK-ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht.
Më poshtë postimi i plotë i TKK-së:
25 dhjetor 2021
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit.Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.
Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës