Aktori që ka luajtur Tinky Winky në televizionin e fëmijëve të BBC-së, ‘Teletubbies’ vdiq në moshën 52 vjeçare për shkak të hipotermisë pasi u rrëzua në rrugët e Liverpoolit.
Simon Shelton Barnes, baba i tre fëmijëve nga Ampthill në Bedfordshire, ishte trajnuar si balerin dhe koreograf para se të merrte rolin si Teletabisi ngjyrë vjollcë, i njohur si Tinky Winky.
Ai ishte shprehur vite më parë në një intervistë duke thënë: “Fillova karrierën time si balerin dhe sapo kisha filluar të punoja si koreograf. Mendova se ishte një lëvizje e rrezikshme, por sigurisht u pagua.
Roli i Tinky Winkyt është dalluar nga teletabisët e tjerë, ngase ai mbante gjithnjë me vete një çantë ngjyrë rozë.
Për vdekjen e tij, ngushëllime kanë shprehur shumë figura të njohur ndërkombëtare, si dhe fansa të serialit. /Telegrafi/