Telegrafi

Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar, Sefedin Nuredini

Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar nga Maqedonia, Sefedin Nuredini.

Nuredini është nga Kumanova, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij.

Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj më parë në skenën e po këtij teatri para vetëm disa muajve, si kryepersonazh në dramën “Të gjithë bijtë e mi” të Arthur Milerit.

Mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.