Ka ndërruar jetë aktori i njohur hollywoodian, John Hillerman.
Aktori 84 vjeçar sipas TMZ ka ndërruar jetë për shkaqe të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas një zëdhënëse nga familja e aktorit, thuhet se ai vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Houston.
Hillerman njihet për filmat e tij “The Betty White Show” dhe “Love Boat”.
Ai ka qenë i nominuar katër herë për çmimet Emmy për rolin “Magnum”.
Hillerman është edhe fitues i çmimit Globi i Artë në vitin 1982. /Telegrafi/