Site icon Telegrafi

Ndërron jetë aktori George Mikell në moshën 91 vjeçare

George Mikell (Foto: Mirror)

Aktori i njohur, George Mikell, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, gjë të cilën e ka bërë të ditur agjenti i tij.

Megjithëse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar, mendohet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale pas një sëmundjeje të gjatë.

Agjenti i Mikellit, Thomas Bowington, i bëri një dedikim aktorit në një deklaratë të përzemërt, duke e kujtuar atë si një “njeri të sjellshëm dhe të kujdesshëm”.

(Foto: Matt Anker/ Retna Pictures)

I lindur në Lituani në vitin 1927, Mikell u transferua në Australi për të ndjekur studimet e tij, duke zgjedhur punë të bënte punë të ndryshme.

Roli i parë i madh i aktorit flokëverdhë ishte si një oficer me emrin Sessler në filmin “The Guns of Navarone”.

George Mikell (Foto: PA)

Në vitin 1963, ai luajti përsëri si një oficer, duke u shfaqur në “The Great Escape” së bashku me aktorët Steve McQueen, James Garner dhe Richard Attenborough.

Ai vazhdoi të luajë me emra, si Sylvester Stallone dhe Michael Caine, në filma si “Journey To The Side of the Sun” dhe “Escape To Victory”.

Para vdekjes së tij, Mikellit iu dha medalja e nderit në Teatrin e Arteve dhe Muzikës në Lituani duke nderuar trashëgiminë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version