Telegrafi

Ndërron jetë aktori Earle Hyman, i njohur për rolin në “The Cosby Show”

Aktori shumëvjeçar i teatrit dhe ekranit, Earle Hyman, ka ndërruar jetë në moshë 91 vjeçare.

Ai është më së shumti i njohur për rolin e babait të Bill Cosbyt në serialin “The Cosby Show”.

Hyman ka vdekur në objektin e ‘Lillian Booth Actors Home’ në New Jersey.

Në “The Cosby Show”, ai ka aktruar gjatë viteve 1984-1992, në rolin e Russell Huxtable.

“Earle Hyman i ka dhuruar dashuri, dinjitet dhe integritet gjyshit Huxtable. Faleminderit Earle, do të jetosh përgjithmonë”, ka shkruar Bill Cosby në Twitter.

Për rolin e tij në serialin komik, Hyman ka qenë i nominuar edhe për çmimin Emmy.

Karriera teatrale e Hyman ka zgjatur me dekada.

Në teatër ishte dashuruar që si i ri, ndërsa ka performuar në disa shfaqje të Shakespeare.

Në vitin 1980 ishte nominuar për çmimin Tony, për rolin e tij në shfaqjen “The Lady from Dubuque”. /Telegrafi/