Telegrafi

Ndërron jetë aktori australian, David Gulpilil

David Gulpilil

David Gulpilil Ridjimiraril Dalaithngu, një artist ‘një në gjeneratë’ i cili u bë një ikonë e filmit australian gjatë një karriere dhjetëvjeçare, ka vdekur.

Vdekja e aktorit, balerinit, këngëtarit dhe piktorit Yolnu, i cili luajti në dhjetëra filma, duke përfshirë debutimin e tij të njohur “Walkabout”, “Storm Boy” dhe “Ten Canoes”, u konfirmua të hënën mbrëma nga zyra e Kryeministrit të Australisë Jugore.

Gulpilil lindi në 1953 dhe u rrit në Arnhem Land, ku mësoi aftësitë dhe njohuritë tradicionale të klanit Mandhalpingu të popullit Yolnu.

David Gulpilil (Foto: Getty Images)

Ai ishte vetëm 16 vjeç kur regjisori britanik i filmit, Nicholas Roeg, e përfshiu në “Walkabout” pasi e pa duke performuar.

Gulpilil u bë Anëtar i Urdhrit të Australisë në 1987, i njohur për shërbimet e tij në art.

David Gulpilil (Foto: Getty Images)

Ai mori një çmim NAIDOC për arritje jetësore në 2019, si njohje e “kontributit të tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin e popullit aborigjen dhe ishullit të Torres Strait në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Aktori indigjen u diagnostikua me kancer në mushkëri në vitin 2017 dhe nuk pritej të mbijetonte deri në premierën e filmit të tij të fundit, “My Name is Gulpilil”. /Telegrafi/

David Gulpilil (Foto: Getty Images)