Telegrafi

Ndërron jetë Agim Lluka, njëri ndër drejtuesit e Korporatës Dukagjini

Agim Lluka ka ndërruar jetë sot pas një beteje me sëmundjen.

Ka lindur në Pejë në vitin 1961. Është vëllai i Presidentit të Korporatës Dukagjini, Ekrem Lluka.

Agim Lluka ishte që nga fillimi ndër drejtuesit më të spikatur të segmenteve të Korporatës Dukagjni, përfshirë edhe RTV Dukagjinin.

Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës.

Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit.

U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporates.

Ai do të mbetet në kujtesë për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada./Telegrafi/