Site icon Telegrafi

Ndërron jetë Adam West, aktori që luajti Batmanin

Ka ndërruar jetë aktori amerikan, Adam West, i cili është më së shumti i njohur për rolin e Batmanit.

Ai ka vdekur në moshë 88 vjeçare në Los Angeles, ndërsa vuante nga leukemia.

“Babai ynë gjithmonë e ka konsideruar veten si ‘The Bright Knight’ dhe ka pasur për qëllim që të ketë ndikim pozitiv te fansat e tij”.

“Ai ka qenë dhe gjithmonë do të jetë heroi ynë”, thuhet në njoftimin e familjes.

West luajti rolin e superheroit në serialin e viteve të gjashtëdhjeta.

Mirëpo, pasi ABC vendosi ta shuante serialin edhe karriera e tij pësoi rënie. /Telegrafi/

Exit mobile version