Telegrafi

Ndërron gruan për një dhi

Marrëveshja e jashtëzakonshme është arritur para një turmë të habitur të njerëzve në qytetin tregtar të Plovdivit, të Bullgarisë qendrore.

"Një ditë më parë një mik më tha se nuk kishte fat me gra dhe se me të vërtetë i pëlqente gruaja ime", ka thënë bullgari 54-vjeçar.

Marrëveshja është arritur pasi që gruaja e tij i kishte dhënë leje.

“Dhia ka bërë tre përnjëherë e gruaja ime asnjë”, ka thënë ai.

"Prandaj kjo marrëveshje është më me fitim për pronarin e dhisë, unë e mora një dhi të përdorur e ai mori një grua flakë të re", ka thënë bullgari i çuditshëm.