Telegrafi

Ndërrojnë jetë babë e bir në Shkup

Një fatkeqësi familjare ka ndodhur në Shkup. Për një natë ka ndërruar jetë djali 35-vjeçar dhe më pas edhe babai.

Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.

Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase vetëm një orë pasi që Arsimi ndërroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.

Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot pas namazit të ikindisë. /Alsat-M/