Telegrafi

Ndërrojnë jetë 28 pelegrinë gjatë Haxhit

Kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, Ali Erbaş, ka bërë të ditur se të paktën 28 haxhinj turq kanë ndërruar jetë gjatë Haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

“28 vëllezër ndërruan jetë gjatë Haxhit”, tha Erbaş, i cili uroi mëshirën e Allahut për ata që ndërruan jetë dhe përcolli ngushëllime për të afërmit e tyre.

Lexo po ashtu Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Kosova nisën për në Haxh, në mesin e tyre edhe Naim Tërnava

Haxhi është një nga pesë “shtyllat e Islamit” të cilën duhet kryer një herë në jetë nga burrat dhe gratë të cilët kanë mundësi financiare.

Kujtojmë se nga Kosova numri i besimtarëve që kanë shkuar në Haxh është 1 mijë e 80. Çmimi i haxhit për besimtarët kosovarë këtë vit është 4.150 euro./AA/Telegrafi/