Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë mjeku nga Tetova, ishte pozitiv me coronavirus

Mjeku A. D. urolog nga Tetova, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori” në moshën 64 vjeç, njofton Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

A.D. u shtrua në spital për probleme neurologjike, por ishte edhe pozitiv me COVID-19. Pas 15 ditësh mjekim në spital, ai humbi betejën me sëmundjen.

“Doktor Deari, i cili ishte vetëm disa muaj para pensionimit, është mjeku i parë që ndërron jetë nga komplikimet nga coronavirusi. Unë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e thella për familjen e tij. U bëj thirrje kolegëve të mi shëndetësorë që të mbrohen në vendin e punës, në përputhje me protokollet, por edhe jashtë saj.

U bëj thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit e shëndetit dhe të gjithë bashkëqytetarët e tyre” shkruan Filipçe në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version