Ushtari profesional O.H (35), mbrëmë ka ndërruar jetë në Shtëpinë e Shëndetit në Negotinë, pasi më parë me kolegët e tij ka marrë pjesë në shuarjen e një zjarri në poligonin ushtarak Krivoklak, i cili shpërtheu pas një sulmi të planifikuar nga njësia e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë.
“Pas përfundimit të intervenimit, ushtari profesionaë së parë ka thënë se nuk ndjehet mirë dhe menjëherë i është përkeqësuar gjendja. Me makinën e ushtrisë dhe nën shoqëri të mjekut të ushtrisë është dërguar për në Shtëpinën e Shëndetit në Negotinë, me pas arritjes së personelit është tentuar reanimacioni, por për një kohë të shkurtë është konstatuar vdekja e tij”, tha gjenerali i shtabit të URM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti dhe arsyet e vdekjes dje në orët e mbrëmjes janë hetuar nga ana e gjykatësit hetues, i cili ka kryer inspektime.
Pas publikimit të raportit zyrtar për obduksion nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Shkup, do të vërtetohen arsyet që çuan deri te vdekja e ushtarit profesional dhe opinioni do të njoftohet në kohë./Telegrafi/