Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë shkupjani i cili u rrah në “Despina”

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë tridhjetëvjeçari S.B. nga Shkupi, i cili u lëndua në zënkën e të shtunës në kafenenë „Despina“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mediat njoftojnë se personi ka ndërruar jetë në Klinikën për neurologji, ku është pranuar për mjekim intensiv.

Në 7 maj, në ora 11.45, në Qendrën urgjente është dërguar një person me lëndime të rënda trupore, respektivisht me nofull të thyer të sipërme dhe të poshtme. Lëndimet janë shkaktuar gjatë përleshjes fizike, njoftuan nga MPB për këtë rast./Telegrafi/

Exit mobile version