Telegrafi

Ndërroi jetë shkrimtari Rexhep Zogaj

Ai punoi kryesisht në Shtëpinë Gazetare Botuese " Rilindja". Në vitet e shtatëdhjeta ishte kryeredaktor i gazetës "Rilindja", pastaj drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes dhe së fundit drejtor i revistave të po kësaj shtëpie botuese.

Rexhep Zogaj ishte autor i dhjetë romaneve.

Mbledhja komemorative mbahet të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ndërsa më pas do të bëhet varrimi i të ndjerit në varrezat e Prishtinës. /rtv21/telegrafi/