Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë Prof. dr. Skënder Berisha

Pas një sëmundjeje të shkurtër, dje ndërroi jetë Prof. dr. Skënder Berisha.

Berisha ishte dekan i Fakultetit Ekonomik dhe mësimdhënës shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës.

Kontributi i tij ishte i shumanshëm si pedagog e studiues i shkencave ekonomike, por edhe në fushën politiko-shoqërore u shqua me orientimin e tij atdhetar.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diel, në orën 14.30, në varrezat e Prishtinës./Telegrafi/

Exit mobile version