Telegrafi

Ndërroi jetë i paraburgosuri në burgun e Shkupit

Foto: Arkiv

66 vjeçari nga Strumica, i paraburgosur në burgun e Shkupit ka ndërruar jetë mbrëmë në rrugë për në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, R.A (1951) të paraburgosurit në burgun e Shkupit, i është keqësuar gjendja shëndetësore, nga ana e mjekut të burgut i është dhënë ndihma e parë dhe pas kësaj me ndihmën e shpejtë është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë.

Me urdhër të Prokurorisë Publike trupi do të dorëzohet për obduksion./Telegrafi/