Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë Norman Borlaug

Humanisti amerikan që ka realizuar gjithashtu edhe studime të rëndësishme në fushën e gjenetikës për të krijuar kultivime rezistente në kushtet klimaterike të botës së tretë, vdiq në shtëpinë e tij në Dallas, ndërsa sipas të dhënave, vdekja ndodhi për shkaqe natyrale.

Ai njihet si babai i “revolucionit të gjelbër” në bujqësi dhe si ideatori i shumë varieteteve të drithërave, çfarë ndihmuan së tepërmi vendet e botës në zhvillim. Si rezultat ai çmohet se ka parandaluar urinë në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, duke shpëtuar së paku 1 miliardë jetë njerëzish. /tch/rel/telegrafi/

Exit mobile version