Pas një sëmundje rëndë ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasuf Mjekiqi.
Familja Mjekiqi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për shërimin e ish-luftëtarit që nuk ia doli të mposhte edhe sëmundjen.
Njoftimin për vdekjen e Nasuf Mjekiqit e kanë konfirmuar vet familjarët, të cilët kanë falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë mjete për shërimin e të ndjerit.
Nasuf Mjekiqi i lindur më 1976 ne Grabofc të Komunës së Obiliqt ishte diagnostifikuar me sëmundjen leukimi acute.
Për shërimin e tij kërkoheshin 150 mijë euro.