Dje në mbrëmje, në Shkup ndërroi jetë akademiku dhe poeti Mateja Matevski, në moshën 89 vjeçare.
Mateja Matevski është i lindur në Stamboll në vitin 1929. Fëmijërinë e kaloi në Gostivar, kurse studimet i kreu ne Beograd dhe në Shkup, ku mbaroi në fakultetin filozofik. Punoi si profesor i gjuhës maqedonase, e pastaj si gazetar në Radio Shkupi. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i RTVM-së.
Që nga viti 1956 është anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë dhe për një kohë të caktuar ka qenë kryetar i saj. Matevski ishte anëtar i ASHAM dhe ka qenë kryetar i saj në periudhën 2001 — 2004.
Mateja Matevski, në vitet e fundit të jetës së tij pranoi që ka origjinë shqiptare./Telegrafi/