Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM) informon se mbrëmë ka ndërruar jetë 87 vjepari Majk Iliç, njëri ndër donatorët më të mëdhenj të DBM-së. Majk Iliç (Ilievski) i cili ka qenë maqedonasi më i pasur në botë, ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin lokal në Detroit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazeta “Forbes” në listën e personave më të pasur në botë për vitin 2016, vlerësoi se ai është në vendin e 86 mes 400 amerikanëve më të pasur, si dhe nga 298 miliarderët e botës ai është në vendin e 101, si miliarder nga SHBA. Pasuria e tij është vlerësuar prej gjashtë miliardë dollarë.
Majk Iliovski ka lindur në SHBA, ndërsa me prejardhje është nga Maqedonia./Telegrafi/