Pas një sëmundje të rëndë, të enjten mbrëma ka ndërruar jetë Xhelal Osmani (1952) nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, njofton Koha.mk.
I njohur si personalitet kombëtar e fetar, në luftën e vitit 2001, Xhelali ishte njëri ndër ushtarët më të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndërsa në shtëpitë e familjes së tij, që në fillim të luftës, ishte vendosur Shtabi i Përgjithshëm i Brigadës 113 “Ismet Jashari” , Spitali i improvizuar Ushtarak, si dhe Kuzhina e UÇK-së.
Ndryshe, Xhelali ishte djali i hafëzit të njohur të Kumanovës dhe më gjerë, Qemal Osmani. /Telegrafi/