Site icon Telegrafi

Ndërroi jetë gruaja më e vjetër në botë

114 vjeçaren Kama Chinen vetëm edhe një javë e ndante nga ditëlindja e 115, ndërsa pak para vdekjes së saj grupi për hulumtime gerontologjike, publikoi listën me gjithsej 74 burra dhe gra më të vjetër se 110 vjet.

Chien tërë jetën ka jetuar në Okinawa, në një rajon japonez i njohur për jetëgjatësinë e banorëve, ndërsa për numrin e madh të njëqindvjeçarëve, sipas ekspertëve, meritor janë sasitë e mëdha të peshkut të freskët, perimet dhe konsumimi i çajit të gjelbër.

Pas Chinen, titullin e njeriut më të vjetër në botë e mori 114 vjeçari Eugenie Blanchard, francez i cili jeton në Karaibe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version